Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-polici i forcave speciale greke që akuzohet se në janar të këtij viti vrau Devi Kasmin është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Efthimio Efthimius ka vijuar të mbajë qëndrim mohues në lidhje me përfshirjen e tij në vrasjen e Kasmit duke debatuar dhe me oficerin e policisë gjyqësore që shkoi në burgun e Bradasheshit në Elbasan për ti marrë dëshminë.
Gjatë seancës gjyqësore të ditës së mërkurë Efthimius është shprehur se erdhi në Tiranë me shokun e tij që quhej Apostol vetëm për të blerë një qen.
Ndërsa për Aurel Hoxhallarin, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Devi Kasmit, ish-polici grek tha se e njihte ashtu siç kishte njohje me të arrestuarit e tjerë për këtë vrasje por duke mohuar implikimin në atentat.
Efthimio Efthimius, i cili dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë, mohoi gjithashtu njohjen me Mario Meshinin, i cili akuzohet si personi që nxori në pritë Kasmin, duke e telefonuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ish-polici-grek-debaton-me-oficerin-gjyqesor-mohon-vrasjen-e-devi-kasmit