Ora News - Ministri gjerman: Të hapen negociatat me kusht për Shqipërinë

Ora News Lajme 2018-06-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, mendon BE duhet të ecë përpara me pranimet e reja në union për vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai thotë se këto vende kanë bërë përparime të dukshme, dhe kjo do të rrisë unitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e BE.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në një forum me të rinj dhe aktivistë evropian, foli për guxim e Europës për pranimet e reja dhe për të rritur sigurinë e mëtejshme të saj.
Nuk ishte vetëm një thirrje për një Europë me të bashkuar por edhe për një përgjigje ndaj komenteve se Presidentit amerikan, Donald Trump, po i minon lidhjet transatlantike si në G7.

Heiko Maas thotë se stabiliteti në Unionin Europian duhet të jetë prioritet për politikën e jashtme euopiane, dhe nëse nuk ecet në procesin e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor do të ketë edhe pasoja fatale.

Heiko Maas: Krijimi i stabilitetit duhet të jetë prioritet për politikën e jashtme evropiane. Kjo vlen veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të bëjë përparim në procesin e pranimit me këto vende, dhe ne po diskutojmë për këtë çështje , do të ketë pasoja fatale. Për një kohë të gjatë, fuqitë e tjera-Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme kërkojnë të shfrytëzojnë këtë boshllëk.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ministri-gjerman-ballkanin-jashte-be-do-kete-pasoja-fatale

Share This Video


Download

  
Report form