Vrasja e Xhuljeta Çunit, babai i autorit për Report Tv: I bëj thirrje familjes Çuni të pajtohemi

Report TV 2018-06-15

Views 1

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Taip Mata, babi i xhaferr Matës të riut që kreu krimin tragjik duke i marrë jetën Xhuljeta Çunit dhe më pas u vetëvra për refuzimin e një lidhje, shprehet se ky krim mund të parandalohej nëse policia do kishte ballafaquar dy familjet.

Unë them se mund të parandalohej. Them se policia, jo se është fajtore, por ka bërë një gabim në dy aspekte Ajo që ka qenë e dashura, shpirti dhe zemra e Xhaferrit, sepse Xhaferri ka dashur ta marrë atë. Policia siç ballafaqoi djalin dhe vajzën, të kishte ballafaquar edhe nënën e babën, e ishte rregulluar mes dy palëve. Sot s'do kishim këto që ndodhën.

Taip Mata, babai i Xhaferr Matës
Taip Mata kërkon që familja Çuni ta pranoj kërkesën e tij për të ndarë bashkë dhimbjen pasi sipas tij askush nga familjarët s'ka faj për konfliktin mes të rinjve që sot s'jetojnë më.

Kam një apel, dy fëmijët tanë ikën, ne të pijmë një kafe dhe të ndajmë dhimbjen të dyja si familje".

Taip Mata, babai i Xhaferr Matës

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS