Mëngjesin e kësaj të premteje është falur namazi i Fiter Bajramit në mbarë vendin. Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Fiter Bajramit në të gjitha qarqet e vendit.
Myftinit e të gjitha qyteteve kanë uruar besimtarët muslimanë duke iu bërë thirrje edhe për distancim nga aktet e dhunës dhe marrjen e jetëve njerëzore. Besimtarët pas faljes së namazit të Bajramit, i janë drejtuar familjeve të tyre për të kremtuar festën e Fiter Bajramit, ose njohur ndryshe edhe si Bajrami i Madh.
Fiter Bajrami u festua në një mënyrë të veçantë në qytetin e Lezhës, duke bërë bashkë të krishtere e myslimanë. Para ambienteve të xhamisë biznesmenet Altin Prenga dhe Elona Ndreca, të dy të besimit katolik, ofruan ushqime karakteristike të Bajramit për të gjithë qytetaret. Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve, të cilët e vlerësuan maksimalisht këtë organizim të veçante.