Projekti për zhvillimin e Lurës - News, lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryeministri Edi Rama ka premtuar rruge te re për Lurën si pikënisja per zhvillimin e kësaj zone. Gjate nje takimi me banorët, shefi i ekzekutivit ka pranuar se me infrastrukturën ekzistuese nuk mund te garantohet asgjë nga pikëpamja ekonomike e per ketë arsye, pavarësisht kostos, qeveria do te investoje për një rruge te re.



Kryeministri i ka meshuar agroturizmit si rruga e sigurt qe familjet e kësaj zone te krijojnë kushte me te mira jetese, duke premtuar se përveç ndërtimit te rrugës, shteti do te financoje restaurimin e kullave me te famshme te Lurës.



Rama është i dyti kryeministër qe shkon ne Lure pas Mehmet Shehut e kjo është shoqëruar edhe me batuta.



Përveç rrugës drejt Lurës, ne qarkun e Dibrës investimi tjetër i madh ne infrastrukture është Rruga e Arbrit, punimet për ndërtimin e pjesës më të vështire të saj, do te nisin të dielën.

Share This Video


Download

  
Report form