Kjo është panorama që të ofrohet sapo ndalesh në pikën e përbashket të kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër. Automjete që presin në radhë për të dorëzuar dokumentacionin.
Pavarësisht se policia e kufirit ne Shkodër ka shtuar kapacitetin në fundjavë, sërish fluksi i automjeteve vijon të ngelet i lartë. Turistët e huaj shprehin shqetësimin për këtë situate, të cilën thonë se nuk e kanë hasur në vende të tjera.
Jam këtu prej gati tre cerek ore, kjo nuk është normale, kjo nuk është europë, atje nuk ka kufij, kjo nuk është europa.
Turist
Jam ketu prej cerek ore, nuk e di nëse është normale, është hera e dytë që kaloj këtu, nuk di të them nëse kjo është normale. Në vende të tjera nuk ndodh e njëjta gjë, vetëm në vendet e ballkanit më duket se përballen me këtë situatë.
Turist
Jam këtu prej 20 minutash, është e vështirë, por nuk është problem. Jemi nga Rumania, nga Ukraina, dhe Ishujt e Islandës. Nuk e kam parë këtë më parë, më duket se kjo ndodh vetëm në Shqipëri, por s?ka problem besoj do të mbijetojmë edhe duke pritur?
Turist
Për drejtuesit e policisë kufitare, kjo situatë është parashikuar kryesisht gjatë fundjavave, ku shqiptarë dhe të huaj, preferojnë këtë pikë të kalimit kufitar për t?iu drejtuar Malit të Zi. Ndërkohë, Policia Kufitare, është në gjendje gatishmërie për të përballuar fluksin e udhëtarëve.