Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mosha dhe vitet mbi supe, nuk e kanë penguar të marrë nga Durrësit rrugën drejt Dibrës për tu bërë dëshmitar i nisjes së punimeve për Rrugën e Arbrit.
Ramiz Loka 90 vjeç, entuziast që preku këtë ditë, pati dhe një propozim interesant: Rruga e Arbrit të mbajë emrin e Edi Ramës.
Ai sfidoi edhe dy krerët e opozitës për ta votuar, pasi në të kundërt tha ai nuk janë dibranë.
Ramiz Loka: Banoj në Durrës. Kemi mbetur këtej dhe andej me shpenzime të mëdha, rrugëtime 5 orë. Na preu në besë Sali Berisha, e filloi rrugën dhe në fund kaloi prej nesh dhe doli në Elbasan.Unë kam ardhur nga Durrësi se mora vesh se do të vijë Kryeministri për inagurimin e kësaj rruge.
Kjo rrugë për Dibrën nuk ka kusur më, na sjell Tiranën në derë.Falenderoj kryeministrin që na bëri këtë vepër pas 20 e ca vjetësh. I propozoj kësaj Ministrje (Olta Xhaçkës) të shkojë në parlament dhe të propozojë në emër timin: Rruga e Arbrit të jetë e Edi Ramës, me emër të Edi Ramës. Ftoj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin, janë dibranë, të votojnë për këtë propozim që bëj unë.
Nëse nuk votojnë ata nuk janë dibranë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/baci-dibran-sfidon-bashen-dhe-kryemadhin-rruga-e-arbrit-te-quhet-edi-rama