Kryeredaktorja e ?Top Show Magazine?, Bieta Sulo dhe këngëtari shqiptar Klejdi Lupa ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Sulo tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë një prej gatimeve të saj të preferuara, pastiço.
Ndërkohë Lupa kishte zgjedhur të përgatisë role salmoni me perime.
Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e këngëtarit Klejdi Lupa.