Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, nga Berati ku mori pjesë në inagurimin e një çerdheje për fëmijët romë ka thënë se nuk ka asnjë plan nga BE për të hapur një kamp refugjatësh në Shqipëri.
Ambasadorja ka folur edhe për çështjen e hapjes së negociatave, ku ka thënë se Shqipëria është pjesë e planit për hapjen e negociatave.
E dyta Shqipëria tashmë do të jetë pjesë e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE . Por kjo gjë iu takon shteteve të tjera që të votojnë pro hapjes pa kushte të negociatave për BE.
Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian
Ambasadorja ishte në Berat në kuadër të rikonstruksionit të çerdhes në lagjen ?Donika Kastrioti?, një projekt i PNUD për fëmijët romë të qytetit.
Jam shumë e lumtur që me këtë inagurim kemi në epiqendër dy grupe të rëndësishme, përfshirja, që të jenë të përfshirë që në fëmijëri, dhe arsimi fillor që në moshë të re. Edukimi nis në fazë të hershme ndaj është i rëndësishëm, ky është objekt që do t?i shërbejë fëmijëve të komunitetit, që të mësojnë të luajnë. I uroj fëmijët të kalojnë orë të bukura në këtë objekt.