Ora News - Nga janari janë ndaluar 2500 emigrantë nga vendet e treta, Shqipëria vend tranzit

Ora News Lajme 2018-06-18

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga fillimi i janarit dhe deri në ditët e sotme, Policia e Shtetit ka ndaluar 2500 emigrantë që kanë kaluar kufirin jeshil me Greqinë, për të kaluar në Malin e Zi dhe më pas drejt Europës.

Burimet policore shtojnë se në më shumë se gjysmën e këtyre rasteve bëhet fjalë për të njëjtët persona, të cilët pasi kthehen në Greqi, rihyjnë sërish në rrugë tokësore.

Ndërkaq, në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, kanë aplikuar për azil 1700 persona, por numri i aprovimeve është pothuajse 10-fish më i ulët, pasi rastet verifikohen imtësisht.

Nga ana tjetër emigrantët e përdorin kampin si pikë të sigurtë, ku deklarojnë në polici se kanë mbërritur në Shqipëri për azil dhe pasi strehohen për disa ditë, ata largohen për t?iu drejtuar kufirit me Malin e Zi.

Pjesa tjetër, që nuk kërkon azil, rikthehet në Greqi, sipas marrëveshjes së ripraninit, por ata hyjnë sërish dhe nuk kanë munguar rastet kur një person është ndaluar mbi 10 herë.

Emigrantët nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika Veriore u paguajnë deri në 500 euro trafikantëve shqiptarë, për t?i kaluar në Malin e Zi, por më parë një tjetër pagesë e ngjashme kanë marrë trafikantët grekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-janari-jane-ndaluar-2500-emigrante-nga-vendet-e-treta-shqiperia-vend-tranzit

Share This Video


Download

  
Report form