Ora News - Gruaja vrau burrin, familjarët: Nuk ishim në dijeni që kishin konflikte

Ora News Lajme 2018-06-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë janë hapur dyert e mortit.

Djali i tyre u ekzekutua mëngjesin e së dielës nga bashkëshortja Violeta. 42-vjeçari ishte tregtar në tregun e Milotit dhe sapo kishte mbërritur aty gruaja e tij Violeta Donaj shkoi me armë dhe e ekzekutoi me 4 plumba.

Ora News ishte në shtëpinë e familjes Donaj në qytetin e Rrëshenit, aty ku njerëzit hyjnë e dalin për ngushëllim. Familjarët e viktimës nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e rëndë.

Por ajo çfarë ka familja Donaj kërkon ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre. Ata ia kanë kërkuar këtë policisë, por edhe po e kërkojnë vetë privatisht.

Nga të dhënat e policisë thuhet se mes çiftit ka patur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe divorci. 2 ditë para ngjarjes Violeta Donaj kishte marrë djalin e saj të mitur dhe ishte larguar nga banesa e bëshkëshortit, duke shkuar tek familja e saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-xhelozi-familjaret-nuk-ishim-ne-dijeni-qe-kishin-konflikte

Share This Video


Download

  
Report form