Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga Berati ka thënë se këtë javë do të takohet me homologun e tij të Greqisë, Nikos Kotzias.
Njëkohësisht ai tha se paralelisht do të zhvillohet edhe takimi me grupin e negociatorëve.
Bushati: Kësaj jave do ketë një takim tjetër mes meje dhe homologut Kotzias ku do të vazhdojmë të diskutojmë edhe për mundësinë për të gjetur një marrëveshje sa i përket delimitimit të zonave detare dhe besoj që paralelisht me takimin tonë do të ketë edhe një takim me ekipin negociatyor. Ky proces ka hyrë në një fazë të pakthyeshme por shpresoj që të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre në mënyrë që të shkojnë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë dhe të zbatueshme.
Por Çfarë pikash kanë ngelur ende pezull?
Ditmir Bushati: Parimet mbi të cilat udhëhiqet marrëveshja janë të qartë, sepse në fund të ditës janë trupëzuar dhe te autorizimi që ka lëshuar presidenti i Republikës për ekipin negociator. Natyrisht si në çdo negociatë, palët kanë pretendimet të ndryshme. Në disa raste këmbëngulet për t?u vendosur një precedent i caktuar, në disa raste të tjera për tu sqaruar çështje që nuk janë sqaruar dot në të shkuarën. Në këtë moment nuk mund të them më shumë për këtë çështje.
Por besoj se nga analiza që i kemi bërë këtij procesi mund të thuhet që jemi në një rrugë pa kthim dhe shpresoj që në një të ardhme jo të largët ne ta mbyllim këtë marrëveshje, e cila nuk është e vetmja pikë siç e kam thënë e paketës që ne negociojmë e diskutojmë me palën greke, sepse paketa është shumë me e gjerë se kjo marrëveshje.
Z. Kotzias ka thënë që nuk do të bëj pushime, ju do të bëni pushime, në funksion të marrëveshjes?
Ditmir Bushati: Ne jemi thuajse në kontakte të përditshme për këtë çështje. Dhe dje kam pasur një bisedë telefonike me të, me homologun maqedonas dhe përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme të BE, Mogherini. Gjithashtu kemi diskutuar dhe për këtë çështje, duke marrë shkas nga firmosja e marrëveshjes së djeshme mes Athinës dhe Shkupit. Besoj se ekipet tona janë me kapacitet të plotë, koha është e rëndësishme në marrëdhënie ndërshtetërore, momenti është i rëndësishëm. Besoj se ka ardhur momenti pas 10 vitesh diskutimesh ne të përfundojmë këtë marrëveshje aq më tepër që sot kushtet janë përmirësuar dhe falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ?Çështjen e detit? që për ne është një udhërrëfyes si nuk duhet bërë një marrëveshje dhe cilat janë gabimet që duhen evituar kur futesh në një proces diskutimi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-bushati-kete-jave-takim-e-kotzias