Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Antoneta Myrtaj, u dhunua në formë barbare nga bashkëshorti në gjendje të dehur Ferik Myrtaj i cili tashmë ndodhet në pranga. Në një intervistë për Ora News nga spitali, gruaja thotë se ka qenë gjithë jetën nën dhunë fizike e psikologjike, por nuk e kishte denoncuar për hir të vajzave siç thotë. Por edhe pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme, ajo e ende nuk e di nësë do ti qëndrojë përballë në gjykatë burrit që desh e vrau, nga i cili ka frikë edhe për të ardhmen.
"Më qëlloi me sqepar, kishte pirë. Bërtiste, ulëriste".
Kjo është Antoneta Myrtaj (në foto), gruaja 56 vjeçare, viktima e fundit e dhunës në familje.
Ajo u dhunua në këtë gjendje nga bashkëshorti në gjendje të dehur, Ferik Myrtaj, i cili tashmë është në prangat e policisë.
Antoneta Myrtaj: Unë i thosha duro sa të qetësohesh, nesër në mëngjes. Jo thoshte hajde këtu. Një të vajtur atje, mori bishtin e sqeparit dhe më qëlloi me sqepar.
Ajo tregon se u mbyll në banjo për ti shpëtuar goditjeve nga bashkëshorti, ndërsa jetën thotë se ia shpëtuan disa kalimtarë që njoftuan policinë pas thirrjeve të saj.
Antoneta Myrtaj: Ndihmë, ndhihmë! Kishin dëgjuar çuna dhe erdhën, erdhi dhe policia.
Antoneta Myrtaj, thotë se bashkëshorti e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht gjatë gjithë kohës, por ajo nuk e kishte denoncuar për hir të familjes dhe tri vajzave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-dhunua-me-sqepar-nga-bashkeshorti-56-vjecarja-kam-frike-se-do-me-vrase