Report Tv - Shoqata Çamëria e PDIU, dekorojnë ish-Presidentët Bujar Nishani dhe Alfred Moisiu

Report TV 2018-06-18

Views 0

Ditën e sotme Shoqata Çamëria dhe PDIU,në kuadër të javës çame dekoruan ish-Presidentët Bujar Nishani dhe Alfred Moisiu për kontributin e tyre që kanë dhënë lidhur me çështjen çame. Gjithashtu u dekorua edhe ish-Presidenti i OSCE në Tirane, Riccardo Migliori, si dhe disa figura të tjera.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili foli për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë dhe për situatën politike.

Duart e fqinjit të përfshirë në krim, për fat të keq u zgjatën deri në Tiranë e sot heshtja i ka pllakosur ?trimëroshët? e politikës shqiptare që i gafurren njëri-tjetrit si të dehur pas pijes së pushtetit dhe zhburrërohen e të mbesin në dorë, kur ulen përballë Greqisë. Çamet janë gjallë e në këmbë dhe çameria nuk harrohet.

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi
Gjithashtu edhe ish-Presidenti Bujar Nishani foli lidhur me çështjen çame, duke u shprehur:

Çështja Çame nuk është çështje urrjetjeje dhe hakmarrje, por çështje e drejtësisë, integriteti dhe prosperiteteti. Është një çështje europiane. Është një çështje proshqiptare dhe askush nuk ka pse të na kompleksojë, askush nuk ka pse të na shantazhojë. Ju falendroj shumë për këtë nder të veçnatë, në këtë javë të veçantë për Çamërinë.

ish-Presidenti Bujar Nishani
Aktiviteti u zhvillohet ditën e sotme, ora 12:00, Hotel Tirana, Salla ?Akernia?.

Share This Video


Download

  
Report form