Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deklarata e Ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, mbi mundësinë e ngritjes së kampeve për refugjatët dhe ish-luftëtarët e ISIS në vendin tonë ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Zonja Vlahutin dha një përgjigje interesante. Bie në sy fakti se Vlahutin iu përgjigj vetëm një pjesë të pyetjes. Pyetja ishte: A do krijohen në Shqipëri kampet e refugjatëve dhe a do të strehohen ish-luftëtarët e ISIS.
Vlahutin preferoi ti përgjigjet vetëm pjesë së dytë të pyetjes duke lënë në heshtjen pjesën e parë për kampet për refugjatët.Vlahutin tha se ideja se në Shqipëri do të ngrihet një qendër për strehimin e ish-luftëtarëve të ISIS për tu trajtuar ata është e pavërtetë dhe një keqkuptim i fjalëve që ka thënë kryeministri bullgar në një konferencë të mbajtur para tre javësh në Tiranë për lufën kundër radikalizmit të dhunshëm. Ajo tha se në Shqipëri do të ngrihet vetëm një qendër studimore.
Në këto qendra ku strehohen këto kryen dhe studime nuk është e çuditshme. Por është paradoksale kur Vlahutin thotë nuk do strehohen radikalë islamikë por do ngrihet një qendër studimore për ti studiuar. Kur thotë Vlahutin do të ngrihet një qendër dhe do jetë studimore nënkuptohet që do të vijë materiali studimor, xhihadistët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-vlahutin-emigrantet-islamike-dhe-ish-isis-tet