Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sherr mes Veliajt dhe Albana Vokshit, deputetja: Garda ta nxjerre jashte
Ka nisur me sherr mes kryetarit të bashkisë Erion Veliaj dhe kryetares së komisionit, mbledhja e sotme e Komisionit të Medias. Tema e diskutimit ishte shembja e teatrit kombëtar dhe i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar dhe urdhëroi ndërprerjen e seancës deri në momentin e largimit të Veliajt. Nga ana e deputetëce të maxhorancës u pretendua se Veliaj ishte ftuar nga ata me shumicë votash për dëgjesë.
Ironi dhe batuta therëse janë shkëmbyer mes Vokshit dhe Veliajt gjatë këtij sherri.
Momentalisht (ora 10: 31) Komisioni i Medias është ndërprerë për 5 minuta pushim.
Pjesë nga debati
Albana Vokshin: Mos u trego arrogant!
Veliaj: Mos gënje, nëse do të bëhesh aktore shko bëj audicion
Veliaj: Të erdha për respekt
Albana Vokshi: Nuk dua respekt
Veliaj: Ti ndoshta nuk meriton respekt. Tani më thua çohu ik
Vokshi: Më vjen keq që ke ardhur të bësh zhurmuesin
Veliaj: Shfrytëzoni çdo kauzë, si ke lodrat.. që sollët Nishanin, ja ku jemi sot
Vokshi: Jeni i paftuar. Unë mund tju nxjerr jashtë. Keni ardhur i paftuar sepse nuk doni të lini ministren të flasë.
Veliaj: Teatri do të jetë njësoj si pazari e këndi i lojrave
Vokshi: Mbyll mikrofonin, këtu drejtoj unë jo ju
Veliaj: Më ftove të vij, nesër merr çmim sheshi Skënderbej nuk mund të vij. Shihni lodrat, të gjithë deputetët e PD-së i ke tek lodrat dhe pazari i ri. Dështove si aktore dhe ke sjellë teatrin në parlament. Shkon i vjedh protestën aktorëve.
Vokshi: Mos bëj arrogantin. Me mua nuk ia del dot
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sherr-mes-veliajt-dhe-albana-vokshit-teatrin