Me verë nënkuptojmë det, rërë, plash apo shumë aktivitete të tjera. Por përpos argëtimit këto plane janë një ftesë e hapur ndaj sëmundjeve të ndryshme, sidomos nëse jeni duke udhëtuar jashtë. Nëse keni këtë lloj aktiviteti veror atëherë përmes rubrikës ?me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë? blogerja Kristi Janku do t?iu tregojë se si të qëndroni të shëndetshëm këtë verë.
-Aplikoni kremin kundër diellit në përditshmëri. Askujt nuk i pëlqen të digjet nga dielli apo të nxihet në mënyrë të çuditshme, pranaj bëni kujdes që të aplikoni kremin kundër diellit, sidomos në ditët e para të pushimeve. Kremi kundër diellit jo vetëm që parandalon kancerin e lëkurës, por është provuar se ngadalëson plakjen e saj.
-Krijoni ?barbeque? të shëndetshme. Familjet dhe grupet e miqve e pëlqejnë shumë organizimin e ?barbeque-ve? në verë. Por në vend të ushqimeve të zakonshme ju mund të zgjidhni të gatuani ushqime të shëndetshme, si pulë apo peshk.
-Hidratohuni. Uji është pija më e mirë e mundshme gjatë sezonit të verës. Sigurisht që mund të shijoni edhe kokteile të ndryshme, por duhet të pini ujë vazhdimisht. Për çdo dy orë që qëndroni në diell duhet të pini të paktën 1-2 gota ujë. Uji parandalon dehidratimin dhe mund t?iu mbushë me energji teksa thithni rrezet e diellit.
-Udhëtoni lehtshëm. Në këtë mënyrë ju do të parandaloni tërheqjen e muskujve. Por nëse realisht duhet të merni shumë bagazhe me vete duhet të bëni kujdes që të dini metodat e duhura për ngritjen e objekteve të rënda.
-Hani mëngjes. Shpesh njerëzit harrojnë të hanë mëngjes përpara se të dalin nga shtëpia, por kjo gjë ndikon në mbiekspozim ndaj të nxehtit apo të fikëtit, ndaj duhet të bëni kujdes.