Mbrojtje e menjëhershme femrave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fati tragjik i 19 Vjeçares Xhuljeta Çuni, e vrarë në Tiranë nga ish i dashuri i saj Xhaferr Mata, mund të ishte ndryshe nëse denoncimi i saj do të trajtohej në kohë.



Procedurat rutinë të policisë për kërcënimin kaluan në prokurori, por mekanizmi i drejtësisë nuk arriti dot të ndalë krimin makabër.



Raste si i studentes nga Mati janë të shumta: gra e vajza dhunohen, denoncojnë, por derisa të marrin mbrojtjen nga gjykata, ato bien pre e agresionit, madje edhe me pasoja fatale.



Për ti dhënë fund këtij problem, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi në komisionet parlamentare një ndryshim ligjor: thelbi i tij është sigurimi i një mbrojtjeje të menjëhershme.



Mbrojtje të posaçme në rastet e nënave të dhunuara pritet të përfitojnë automatikisht edhe fëmijët.



Një tjetër amendim në ligjin për masat kundër dhunës në familje synon të ofrojë siguri edhe në rastet kur një çift bashkëjeton, apo edhe në një lidhje të thjeshtë.



Në 5 muajt e parë të këtij viti janë shënuar rreth 1800 raste dhune dhe krime të tjera në familje me 4 viktima. Po për këtë periudhë kohore janë plotësuar mbi një mijë kërkesë padi, prej të cilave në prokurori kanë përfunduar rreth 500 të tilla.

Share This Video


Download

  
Report form