Avramopoulos: Asnjë diskutim për kampe në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështja e emigranteve vijon te jete shqetësuese për Bashkimin Europian e për këtë arsye këtë te marte ne Bruksel u mbajt një ministerial i ministrave te brendshëm te vendeve te Ballkanit Perëndimor, thirrur nga Komisioneri për Emigracionin Dimitris Avramopulos. Por për here te pare, ky i fundit ka komentuar dhe zërat për ngritjen e kampeve te refugjateve ne Shqipëri.



Asnjë iniciative e tille nuk është diskutuar sot ne Bruksel, as me Shqipërinë dhe as me një vend tjetër. Ajo çfarë diskutuam është se si te adresojmë me mire se bashku, emigracionin e paligjshëm. Për ne, vendet e Ballkanit Perëndimor janë partneret me te rëndësishëm për te adresuar dhe për te folur për këtë çështje. Por asnjë çështje për ngritjen e kampeve ne Shqipëri apo ne ndonjë vend tjetër, nuk u diskutua. Nëse kjo çështje del ne pah pas disa kohesh, do ta diskutojmë, por për momentin nuk është një çështje për ne.



Gjate takimit me ministrat e brendshëm, Komisioneri Avramopulos i shpreh se situata nuk është ne krize si 3 vite me pare, por serish Evropa është nen presion. Sipas tij te gjithë duhet te jene vigjilent qe te mos lejohet një përkeqësim i situatës ne muajt e ardhshëm kritik te verës.



Muajt e fundit një rruge e re është hapur qe tashme prek Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnje dhe natyrisht qe kjo ka ndikim ne vendet e BE-se ne Veri. Edhe pse numri nuk është alarmues ne këto momente, ka interes te opinionit publik mbi këtë çështje dhe ne duhet te tregohemi te qete por bashkëpunues dhe mbi te gjitha te ndërmarrim aksione te koordinuara nga te gjithë ne.  Ne duhet ti kushtojmë me shume rendësi rritjes se lëvizjeve dytësore qe përfshinë dhe rruge kalimi te reja.



Komisioneri Avramopulos theksoi dhe rolin e FRONTEX, i cili ka ofruar 3-fishimin e personelit te ne kufirin e Greqisë me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave te Maqedonisë për te parandaluar emigracionin e paligjshëm.

Share This Video


Download

  
Report form