Vendimi i Gjykatës/ Vrasja e Marvi Mihalit, kthehet në qeli edhe Eugen Bitraj, autori i katërt

Report TV 2018-06-20

Views 1

Ka përfunduar pas më shumë se 2 muaj odisea e lirimit nga qelia të tre të rinjve të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 19-vjeçarit Marvi Mihali, i cili mbrëmjen e 31 korrikut u vra me thikë për një karikues celulari.

Pas lënies së tyre në liri nga prokurori Artan Lula, i cili i akuzoi vetëm për moskallëzim krimi, gjykata këtë të martë ka caktuar ?arrest me burg? edhe për Eugen Bitrajn, pasi prokurori i ri i kësaj dosje, Gjergji Tako, ndryshoi akuzën në vrasje në bashkëpunim. Tashmë 4 të rinjtë Kridens e Marsel Alla, si dhe Eugen dhe Devi Bitraj do të hetohen me masën e sigurisë ?arrest me burg?. Ndryshimi i akuzës ndaj të rinjve të dyshuar për këtë krim u bë pas ankesës së prindërve të Mario Mihalit te kryeprokurorja Arta Marku, e cila urdhëroi zëvëndësimin e prokurorit Lulo dhe kryerjen e hetimeve të thelluara për këtë rast.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht hetimet për Prokurorin Artan Lula dhe dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Sokol Pasho dhe Bedri Qorri. Krimet e Rënda pohojnë ekskluzivisht se "kemi regjistruar kallëzimin dhe po kryejmë verifikimin e pretendimeve të Pavllo Mihalit".

Disa ditë më parë Pavllo Mihali akuzoi se Prokurori Lulo, kundrejt pagesës, liroi tre nga 4 vrasësit e djalit të tij. Dy gjyqtarët dhe prokurori liruan tre të pandehurit për vrasjen e 21-vjeçarit, Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla, ndërsa në qeli mbeti vetëm Devi Bitraj i akuzuar si autori kryesor i vrasjes. Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla u liruan në fillim të majit nga Gjykata e Tiranës me pretendimin se kishin mbaruar afatet e paraburgimit.

Share This Video


Download

  
Report form