Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në sallën e hartave në Kryeministri me koordinatorë të bashkëqeverisjes. Në këtë takim, një grua që iu dha fjala të fliste, ka qarë para Kryeministrit. Shkak ka qenë zgjidhja e problemit që sipas zonjës në fjalë, kishte lidhje me mosdhënien e ndihmës sociale, për shkak të një problem me sigurimet shoqërore.
Mes lotëve gruaja tha: "S?më jepej kempi për shkak të një problemi me sigurimet shoqërore. Kam prej dy vitesh e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, nuk më besohet që jam këtu sot, dhe jam shumë e lumtur. Kur me mori dje zonja në telefon po dridhesha, se dhe unë kaq e re nuk doja të mbetesha invalide. Faleminderit shumë." (Rama i hedh dorën në sup).