Ora News - Ahmetaj: Euro nuk dëmtoi eksportet, në 5 muaj u rritën me 12%

Ora News Lajme 2018-06-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, hodhi poshtë pretendimet se zhvlerësimi i euros po dëmton eksportet shqiptare.Duke folur në një aktivitet për buxhetin afatmesëm, kreu i Financave tha se një euro e dobët e dobët ka ndikuar tek fitimet e eksportuesve por përsëri në 5 muaj ato janë rritur me 12.4% si dhe janë bërë më konkuruese. Aktualisht një euro po shkëmbehet në nivelin e 129.93 lekë pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë për të blerë euro në treg.

Pavarësisht ankesave të eksportuesve shqiptarë se zhvlerësimi i euros po i shkakton humbje të mëdha kreu i Financave, Arben Ahmetaj, tha se të dhënat tregojnë të kundërtën.

Ministri Ahmetaj pranoi se zhvlerësimi i euros ka pasur një efekt modest tek të ardhurat por në tërësi sipas tij eksportet tona janë mbërë më konkuruese dhe janë rritur me 12.4 % në 5 muaj.

Arben Ahmetaj: Eksportet për shkak të mbivlerësimit të lekut kanë atë dëmin e vet që është kollaj i përllogaritshëm, megjithatë po ta shikoni rritja e eksporteve në volume dhe në zgjerim tregjesh tregon dy elementë: Pikësëpari volumet kanë rikuperuar goditjen që mund ti ketë dhënë kursi i këmbimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ahmetaj-euro-nuk-demtoi-eksportet-ne-5-muaj-u-rriten-me-12

Share This Video


Download

  
Report form