Ora News - Ruçi në Asamblenë e PABSEC: Asnjë vend i rajonit nuk mund të zhvillohet i veçuar

Ora News Lajme 2018-06-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 51 të PABSEC, kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi bëri thirrje për bashkëpunim të vendeve të rajonit për zhvillim të përbashkët.

Në cilësinë e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Detit të Zi, Ruçi thotë se asnjë vend i vetëm nuk mund të ecë përpara i veçuar nga të tjerët.

Ruçi: Bashkëpunimi ynë na ka bërë të vetëdijshëm se nuk mund të ketë zhvillim dhe mirëqënie të popullit, të cilit ne i përkasim, veçmas mirëqënies së popujve të tjerë të rajonit tonë. Ekonomi të fortë, zhvillim të qëndrueshëm, sisteme solidare, janë shtyllat ku mbështet mozaiku i kulturave dhe vlerave që sjellin në këtë organizatë.

Zëvendës/Ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, tha se Shqipëria pret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë në mënyrë që të ecet përpara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ruci-ne-asamblene-e-pabsec-asnje-vend-i-rajonit-nuk-mund-te-zhvillohet-i-vecuar

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS