Durrës, djali plagos prindërit, babai: Do ta fal pasi na ka sulmuar në gjaknxehtësi

Report TV 2018-06-21

Views 2

Një krim në familje është regjistruar mesditën e djeshme në Durrës ku Hajri Neziri, 25 vjeç ka plagosur me thikë dy prindërit e tij.

Pas një debati në familje djali ka qëlluar me thikë në qafë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke plagosur nënën dhe babanë, Destan dhe Hasie Neziri.

25 vjeçari Neziri u prangos pas rreth një ore në Tiranë në spitalin e Traumës, ku ishte shoqëruar nga bashkëjetuesja e tij.

Sipas burimeve të Report TV debati ka ardhur si shkak i refuzimit të prindërve të Nezirit për bashkëjetuesen e tij. Në spital sqarojnë se edhe gjendja e gruas është e stabilizuar dhe po shkon drejt përmirësimit dhe nesër mundet që ajo të dalë nga reanimacioni.

Destan Neziri, babai i plagosur ka thënë që prindërit nga fëmijët duhet ti presin të gjitha dhe s'kanë çfarë të bëjnë.

Sot ka dhënë deklaratë për ngjarjen edhe Destan Neziri pasi gjendja e tij është drejt përmirësimit të shpejtë.Ai ka dalë nga reanimacioni dhe trajtohet në një dhomë në spitalin kirurgjikal.

Ai ka treguar ngjarjen si dhe shkakun që çoi në plagosjen e tij dhe të shoqes prej djalit të tij Hajri Neziri.

Çifti Neziri ka 5 fëmijë por që nuk jetojnë me ta. Edhe Hajriu është i ndarë me letra por jeton me të moshuarit.

Destani ka sqaruar se djali i tij nuk punon dhe se bashkëjeton prej disa muajsh me një vajzë nga Puka familja e të cilës banon në Kamëz.

Ne kemi kërkuar që të djali të punojë dhe nuk e kemi parë të arsyeshme lidhjen e djalit me këtë vajzën. Kemi bërë fjalë shpesh herë për këto arsye por asnjë herë nuk jemi konfrontuar fizikisht.Kanë qenë debate familjare. Dje patëm debate në drekë por që ndryshe nga herët e tjera djali na qëlloi me thikë.

Destan Neziri, babai i plagosur

Share This Video


Download

  
Report form