Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme lidhjen e monedhës euro në vendin tonë me refugjatët islamikë që flitet se do të vinë në Shqipëri.
Myftaraj: Këta po vinë që Europa ti mbajë me vite të tëra këtu dhe ndoshta përgjithmonë. Nuk janë kampe me çadra si kampet palestineze apo kampet e shqiptarëve të Kosovës që dihej që me përfundimin e luftës kishin dëshirë të madhe të ktheheshin në vendin e tyre sepse doni të mernin përsëri tokën,shtëpitë sepse ndryshe mund t'ua zaptonin.
Këtu duket që mafia jonë është e mirëinformuar sepse mafia është thirrur partner në këtë operacion.Këtë tratativë e kanë bekuar dhe ndërkombëtarët madje kanë hyrë në partneritet deri në një nivel të caktuar.
Lidhja e rënies së euros me ardhjen e refugjatëve është kjo: Mafia eurot që sjell i investon në ndërtim, në Shqipëri po ndërtohet shumë përtej kapacitetit që ka tregu shqiptar për të blerë. Kush do ti blejë këto? Këtu hyn në lojë faktori refugjat.Kur të vinë refugjatët BE do të investojë një pjesë të vogël atyre parave që do ti duhej ti investonte në Gjermani apo Austri, do të blejë banesa për ta në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-si-lidhet-renia-e-euros-me-refugjatet-islamike