Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) përballet sot me provën e Vettingut. Senaca në ngarkim të saj, nisi këtë paradite, ku Ukperaja u përball në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, i përfaqësuar nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vendimi nga KPK do merret në datën 25 qershor nëse gjyqtarja Brikena Ukperaj do t'i shpëtojë Vettingut apo jo.
Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave, "Karaburuni" e gjykuar prej saj. Ndonëse sipas KPK ajo justifikon pasurinë, e verifikuar nga ILDKP, ndaj gjyqtares ka disa ankesa nga qytetarët për vendimet e dhëna prej saj. Përfaqësues të familjeve të cilët pretendojnë pronat në Karaburun, kanë qenë të pranishëm në seancën e KPK-së dhe kanë kërkuar shkarkimin e gjyqtares me pretendimin se u ka grabitur pronat. Vjosa Bodo, avokate dhe përfaqësuese e një prej familjeve hedh akuza në adresë të gjyqtares së Apelit të Vlorës.
Babai im është i sëmurë. Çështja Karaburuni është çështja më sensitive. Me prova të falsifikuara janë marrë pasuri dhe i janë marrë njerëzve që e gëzojnë. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptas në kundërshtim me ligjin.
Verifikimi i figurës së gjyqtarit kishte dy elementë, profesional dhe etik. Ne po presim vendimin e gjykatës dhe do shkojmë më lart. KLD më ka dhënë të drejtë, më ka thënë që po ka bërë një shkelje por nuk e përjashton nga procesi.