Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar. Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur gjashë persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit janë dërguar te Spitali Ushtarak, ku sipas policisë, pesë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një 23-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Report Tv sjell foto dhe video nga aksidenti, ku duket se mjetet janë shkatërruar nga përplasja.