Megjithëse janë kryer mjaft veprime hetimore dosja ?Babale? vijon të mbetet peng e përgjigjes nga Italia, ku është kërkuar nxjerja e vërtetësisë së zërit të Agron allias Geron Xhafaj dhe Albert Veliut.
Prej gati 1 muaj, autoritet e Drejtësisë Italiane nuk kanë dërguar përgjigjen, ndërkohë në Shqipëri anëtarët e grupit hetimor të kësaj dosje kanë kryer mjaft hetime, duke arritur të zbulojnë një skenar të mirëiskenuar nga segmente të caktuara të Partisë Demokratike.
Kjo mbështetet edhe nga dëshmia e dy personave të PD që janë pyetur në prokurori, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët u kanë treguar prokurorëve se nuk kanë pasur njohje me ?Babalen? dhe se deputeti që e kishte prezantuar me Albert Veliun, ishte Ervin Salianji.
Momentalisht prokuroria ka përfunduar fazën dokumentare të pyetjes së personave kryesore, përfshirë këtu dhe një 45-vjeçar nga Novosela e Vlorës, që është vetëofruar si dëshmitar, duke marrë ai autorësinë e audios.
Por pavarësisht bindjes së këtij banori nga Novosela se ai ka aktruar Agron Xhafën në audio-përgjimin mes tij dhe Babales, sërisht prokuroria nuk e shikon plotësisht të mirqënë versionin e tij, dhe se pritet që shumë shpejt zëri i këtij dëshmitari të vetëofruar, do i nënshtrohet ekspertizës, për të mësuar nëse është i njëjtë me atë të audios apo jo. Kjo do të jetë ekspertiza e dytë, që do kërkohet për dosjen ?Babale?, pasi prokuroria kërkon ta dokumentojë plotësisht pjesën e autorësisë së këtij audio-përgjimi.
Banorit të Novoselës i është marrë zëri dhe se tashme janë tre zëra që do krahasohen me njëri-tjetrin. Pritet që në ditët në vijim prokuroria mund të kërkojë arrestimin e disa personave, për akuzën e ?Krijimit të provave të rreme?, pasi nga hetimet ka rezultuar se gjithçka është iskenuar mbi një mashtrim.