Bashkia e Tiranës ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar kësaj here në Londër. Organizata Emerging Europe me qendër në kryeqytetin britanik krahas shumë konkurrentëve ka vlerësuar me çmim të parë si ?Rinovimi i vitit? rikonstruksionin e ?Pazarit të Ri? në Tiranë.
Report Tv ka mësuar se çmimi është tërhequr ditën e djeshme nga numri 2 i bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.
Disa ditë më parë Bashkia e Tiranës ka marrë një tjetër çmim. Kryetari Erion Veliaj ka tërhequr në Barcelonë çmimin ndërkombëtar për Sheshin Skënderbej, si ?Hapësira më e bukur publike? për vitin 2018.