Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona ende të paidentifikuar rrezikuan jetën e uniformave blu, në postbllokun e organizuar për kapjen e tyre pas vjedhjes së një automjeti në Tiranë. Forcat e rendit kanë marrë informacion se makina e vjedhur në kryeqytet po lëvizte drejt Dibrës dhe tentuan ta ndalojnë atë, por drejtuesi I mjetit nuk u bind duke tentuar të godasin postbllokun.
Efektivët qëlluan në ajër, ndërsa hajdutët braktisën automjetin e vjedhur në hyrje të Bulqizës dhe u larguan në këmbë.
Dy hajdutë që sapo kishin vjedhur një benz në Tiranë rrezikuan jetën e efektivave të policisë së Dibrës, të cilët kishin ngritur postbllok për t?i ndaluar. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se rreth orës 07.42, policia e Dibrës, ka marrë informacion se një automjet i vjedhur në Tiranë po lëvizte në drejtim të Bulqizës.
Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndalimin e automjetit.
Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti nuk është bindur, madje ka vazhduar rrugën duke u larguar me shpejtësi. Sipas policisë së shtetit, ky veprim ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policies që kishin ngritur pikën e kontrollit në vendin e ngjarjes. Në këto kushte efektivat e rendit kanë qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej, por në hyrje të Bulqizës, autorët e krimit braktisën makinën dhe u larguan në këmbë. Policia ka nisur një tjetër operacion për kapjen e autorëve të ngjarjes ndërsa në ndjekje të tyre janë nisur dhjetëra efektiva të policisë lokale që po krehin zonën.
Njoftimi i policise
"Me datë 23.06.2018, rreth orës 07.42, policia e Dibrës, ka marrë informacion se në Tiranë një automjet është vjedhur dhe po lëviz në drejtim të Bulqizës.
Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e këtij automjeti.
Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikur edhe jetën e punonjësve të policisë.
Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej.
Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi në këmbë.
Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndjekje-policeske-makines-se-vjedhur-nga-tirana-drejt-bulqizes