Ora News - Babai që mbajti peng të birin goditi me sëpatë dy punonjës policie

Ora News Lajme 2018-06-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Beratit dha sqarime zyrtare për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen "30 Vjetori" të qytetit, ku një 43 vjeçar dhunoi psikologjikisht të birin duke e mbajtur të mbyllur në banesë.

Në pranga përfundoi Admir Duro, i cili akuzohet se ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen ?30 Vjetori?, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

"Shtetasi Admir Duro gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie", sqaron policia lokale.

Për më shumë se tri orë pasditen e shkuar, 43 vjeçari u mbyll në banesë duke kundërshtuar forcat e rendit. Ai më pas u ngjit në çati qëlloi me sende të forta policinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Dhuna në familje?, ?Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë? dhe ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike?.

Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A.D.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/detaje-te-reja-babai-qe-mbajti-peng-te-birin-goditi-me-sepate-dy-punonjes-policie

Share This Video


Download

  
Report form