Ora News - Gjiknuri: Nga shtator nis aksi Thumanë-Kashar, lehtëson trafikun përmes Kamzës

Ora News Lajme 2018-06-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës Blerina Gjylameti dhe deputeti Rakip Suli zhvilluan një takim me banorë të Kamzës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë.

Në fjalën e tij, Gjiknuri u ndal tek investimet e programuara në infrastrukturën rrugore kombëtare me ndikim edhe për territorin e Bashkisë së Kamzës.

Gjiknuri: Ju e dini se ne po ndërmarrim investime të mëdha për gjithë pjesën e rrugëve lidhëse për nga veriu. Kjo do të thotë se edhe rruga Thumanë-Kashar, besoj nga Shtatori do të fillojë. Do të ketë një lehtësi të trafikut edhe drejt Kamzës pasi pjesa e veriut do të shkojnë drejt autostradës Tiranë-Durrës. Edhe pjesa nga Fushë Kruja në Kamëz do të ketë gjithashtu një lehtësim të trafikut.

Ai ju referua edhe çështjes problematike të trajtimit të mbetjeve ndërsa vuri në dukje se deri më tani ka munguar bashkëpunimi me pushtetin vendor për ti dhënë të njëjtën zgjidhje si Tiranës dhe rastit të Kamzës.

Gjiknuri: Këtu ka nevojë dhe për çështjen e mbetjeve. Ne i kemi propozuar kryetarit të bashkisë po jua themi. Ne po ngremë një incenerator në Sharrë dhe Kamza nuk ka pse të trajtohet veç si Tirana. Qeveria shqiptare ka marrë rrisqet e saj, ne shpenzojmë disa milionë dollarë çdo vit vetëm për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Tiranës. Skema jonë ka qenë që edhe mbetjet e Kamzës të shkojnë në Sharrë dhe të përpunohen aty. Qeveria do të japë mbështetjen e saj, bashkia do të marrë edhe ajo një rrisk, një kontribut të vogël financiar. Nuk kemi gjetur bashkëpunim. Këtë po jua them, zgjidhja është aty, problemi i mbetjeve në Kamëz do të zgjidhet siç po zgjidhet edhe në Tiranë. Është e rëndësishme që pushteti vendor këtu të jetë bashkëpunues me qeverinë në këtë drejtim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-nga-shtator-nis-aksi-thumane-kashar-lehteson-trafikun-permes-kamzes

Share This Video


Download

  
Report form