http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi hetimor ka përfunduar numërimin e shumes se eurove te gjetura ne dy makinat Toyota Jaris ne Durrës.
3.4 milion euro është sasia e fshehur ne dy mjetet qe mësohet se vinin nga Gjermania. Shuma e eurove ishte fshehur ne dy nga nënte makinat e nisura nga europa, ndërsa kaluan transit nga Italia dhe mbërritën pasditen e se dielës ne Durrës me traget.
Vizion Plus mëson se dy makinat e mbushura me euro po transportoheshin me një kamion bashke me 7 mjetet te tjera po Toyota. Interpol kishte vene ne dijeni autoritetet shqiptare per shumen e fshehur ne një makine.Por pas kontrollit te imtesishem rezultoi se ato ishin vendosur ne dy mjete.Deri tani është arrestuar administratori i firmës se transportit Edi Lika si dhe dy shoferet.Këtë të hënë është mësuar edhe porositësi i automjeteve, që rezulton të jetë pronari i një servisi nga Tirana.