Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka akuzuar policinë e shtetit se ishte në dijeni për makinën me 3.4 mln euro, që u kapën një ditë më parë në Portin e Durrësit. Në një dalje për mediat nga selia e PD, deputeti Enkeljed Alibeaj tha Rama përdori policinë e shtetit për të fshehur të vërtetën e lidhjes së Ballës me milionat e eurove.
Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj
Policia e Shtetit nuk është më më shërbim të qytetarëve dhe nuk ka më objektiv luftën kundër krimit, por mbrojtjen e pushtetit kriminal të Edi Ramës!
Policia e Shtetit është shndërruar në policinë private të Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e pushtetit të tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.
Pasi e vuri policinë në shërbim të trafikut të drogës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri;
Pasi e përdori policinë për të mbuluar dhe për të mbrojtur vëllanë trafikant droge të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj;
Edi Rama e përdori policinë për të fshehur të vërtetën për lidhjet e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me milionat e eurove, para të pista të drogës.
Pasi heshti për 24 orë për kapjen e detyruar të 3.5 milionë eurove të drogës, Policia private e Edi Ramës gënjeu shqiptarët për rrethanat, në të cilat drejtuesit e saj janë informuar për ngarkesën me Toyota Yaris, që po sillnin në Shqipëri milionat e parave të drogës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/milionat-euro-alibeaj-policia-u-perdor-nga-rama-te-fshehur-te-verteten