Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 24 orë nga sekuestrimi i miliona eurove policia e shtetit doli me një njoftim zyrtar, ku njoftoi shumën e sekuestruar si dhe personat e arrestuar.
Bëhet fjalë për sekuestrimin e 3.366.800 euro. Gjithashtu janë sekuestruar 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 80,000 franga zvicerane.
Policia thotë se janë arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia por me banim në Tiranë të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.
Te arrestuarit
Dy nga të ndaluarit janë Edi dhe Klevis Lika, babë e bir. Mësohet se Edi Lika ka në pronësi një servis në autostradën Tiranë- Durrës, ndërsa së fundmi e ka zgjeruar aktivitetin e tij në transport ndërkombëtar mjetesh. I biri, Klevis Lika kishte nisur punë si shofer shoqërues. Ndërsa Agim Ceka 61-vjeç ishte shoferi kryesor i mjetit ?Bizark?. Alban Mollaymeri është pronari i një servisi në periferi të Tiranës.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ?Bizark? të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ?Toyota? janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. " thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/njoftimi-zyrtar-i-policise-sekuestrimin-e-34-milion-euro-ne-durres-4-te-arrestuar