Ky është servisi në pronësi të Edi Likës i arrestuar nga Policia e Shtetit bashkë me të birin për 3.4 milionë Eurot e bllokuara në portin e Durrësit. Familjarë të tij, por edhe të afërm thonë se ai nuk ka lidhje me paratë e bllokuara, por se ishte vetëm transportues i makinave.
Kjo është shtëpia në të cilën banon i vëllai i Edi Likës, fare pranë servisit, në zonën e Alliasit, pranë fushës së druve. Ata nuk pranojnë të flasin para kamerave, por nëna e Likës mohon që i biri të jetë përfshirë në këtë aferë.
41-vjeçari Edi Lika të cilin e shihni në këto foto, është njohur më parë edhe me mbiemrin Cani, të cilin e ka mbajtur deri para disa vitesh.
Të afërm të tij thonë se policia ka kryer kontrolle në mëngjes dhe ka arrestuar Edin dhe të birin. Edhe pse i arrestuari është pronar i kësaj pike servisi, policia nuk ka vënë ndonjë masë sekuestroje apo bllokimin. Kjo ndoshta deri në një vendim të Gjykatës.
Në pikën e riparimit të makinave ndodhet edhe kjo ?Porsche Cayenne". Një foto me këtë makinë ku pozon Edi Lika, u publikua edhe nga deputeti demokrat Ervin Salianji. Po ashtu në servis ndodhet edhe kjo veturë ngjyrë blu markës ?Toyota Yaris? dhe ky ?Mercedez- Benz?, të pa targuar që po ashtu mendohet se janë importuar nga jashtë prej vetë Likës.
Hetimi ndaj Likës, duket se nuk është i pari për Policinë e Shtetit. Më parë ai ka qenë i hetuar dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të dhunës në familje.
Ndërkaq nëntor të vitit 2011, Lika, i njohur u bë i njohur sërish për policinë, pasi u përfshi në një aksident në rrugën e Elbasanit në Tiranë ku humbi jetën një 27-vjeçare.