Partia Demokratike do të vijojë të lobojë në SHBA, edhe pse është ende nën hetim për një kontratë të mëparshme lobimi e cila dyshohet për influenca ruse dhe burime të paqarta financimi. Në 11 qershor, Lulzim Basha ka firmosur me kompaninë "Sonoran Policy Group" me qendër në Uashington një kontratë të vlefshme për katër muaj. Deri në 11 tetor 2018 kompania do të paguhet 40 mijë dollarë për një strategji anti-krim.
Report TV pyeti disa deputetët të PD-së nëse kishin dijeni për këtë kontratë të firmosur nga z. Basha dhe nëse kishin dijeni se pse kjo kontratë ishte e nevojshme. Deputetët janë të ndarë në qëndrime. Disa thonë që grupi parlamentar kishte dijeni, disa jo. Disa nuk duan të flasin për këtë çështje.
Ndërsa disa demokratë thonë se kontrata është e ligjshme, dhe se shqiptarët duhet të jenë krenarë që PD ka aleatë SHBA-në, ndryshe nga Rama që ka drogën dhe krimin.