U ngacmua seksualisht nga mësuesi, Apeli i Gjirokastrës nuk merr në shqyrtim çështjen e të miturës

Report TV 2018-06-26

Views 1

Gjykata e Apelit ne Gjirokastër nuk ka marrë në shqyrtim ankesën e vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, që liroi nga salla e gjyqit mësuesin 63-vjeçar nga fshati Luftinjë 1 në Tepelenë.

Arsyetimi i trupës gjykuese ishte se prokurori i çështjes, Julian Cafka, nuk e kishte apeluar vendimin e dhënë nga gjykatësja Mirela Kore, që la të lirë mësuesin e akuzuar nga vetë organi i akuzës për ngacmim seksual ndaj të miturës 11-vjeçare.

Duke parë se organi i akuzës nuk e kishte apeluar vendimi e shkallës së parë, familjaret e 11-vjeçares përmes avokatit kishin bërë kërkesë për apelim, por ligji nuk ua jep këtë të drejtë, sepse vetëm organi i akuzës dhe personit të pandehur u jep të drejtën e ankimimit.

Rrjedhimisht,Gjykata e Apelit la në fuqi vendimi e shkallës së parë të gjyqësorit që liron mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual të nxënëses së tij të mitur, sepse prokurori i çështjes nuk e kish ankimuar atë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS