Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është një hap larg konfirmimit në detyrë, si pjesë e drejtësisë së re. Zonja Marku, e cila në fund të vitit të kaluar u kthyer në ?mollë sherri? mes mazhorancës dhe opozitës, do të dalë para komisionit të Vetingut në datën 3 korrik, për t?u njohur me rezultatet e verifikimit të saj, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.
Trupa gjykuese që po shqyrton dokumentacionin e zonjës Marku përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Arsyet se pse kryeprokurorja e përkohshme pritet të konfirmohet në detyrë janë dy. Së pari, për zonjën Marku, para se të votohej nga Parlamenti në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, zyrat e Tatimeve dhe Hipotekave kanë informuar Kuvendin për veprimtarinë se kryeprokurores.
Nga shqyrtimi i dosjes, zonja Marku ka rezultuar e rregull në raport me ligjin. Së dyti, nga verifikimi i deklaratave të pasurisë, zonja Marku rezulton me një pasuri modeste. Shqiptarja.com publikon pasurinë e plotë të deklaruar nga zonja Marku pranë ILDKPKI që nga viti 2004. Sa i takon pasurive të paluajtshme, kryeprokurorja posedon 1/3 e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, ku siç duket është banesa e prindërve.