Report TV - Posta në Durrës bie 'pre' e grabitësve, policia shoqëron dy të dyshuar

Report TV 2018-06-28

Views 1

Rikthehen sërish grabitjet në qytetin e Durrësit. Një pikë e postës në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar. Dy persona kanë thyer derën e postës dhe kanë hyrë brenda, por nuk kanë arritur të marrin asnjë lekë.

Report Tv mëson se grabitësit nuk kanë mundur të hapin kasafortën e postës, ndërsa me vendim bordi pikat e postës nuk mbajnë asnjë lek gjendje.

Policia ka kapur menjëherë dy autorët e grabitjes në Spitall, pasi janë regjistruar nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë, personat e kapur nga policia dyshohet të jenë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera, kryesisht nëpër banesa.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar. Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.

Share This Video


Download

  
Report form