Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria është e hapur për bashkëpunim me opozitën për vazhdimin e reformave që kërkohen të zbatohen nga Bashkimi Europian. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, zv/kryeministrja Senida Mesi tha se kanë kërkuar bashkëpunim me një opozitë konstruktive.
Pyetje: Keni menduar të ulni tonet me opozitën?
Senida Mesi: Kur flasim për integrimin e Shqipërisë në BE nuk bëhet fjalë për integrimin e qeverisë, nuk bëhet fjalë për integrimin e PS, por bëhet fjalë për integrimin e vendit tonë. Njëherë e mirë opozita duhet ta kuptojë një qasje të tillë, por siduket kapet pas elementëve për të bërë opozitën, por fatkeqësisht edhe një gjë e tillë dhe një argument i tillë i ra. Nuk e di cfarë do gjejnë për tu kapur pas dokrave dhe baltosjes që jo vetëm qytetarët por edhe vendet e BE e kanë kuptuar. Unë do të doja të debatoja për koncepte, për pr/ligjë, rrugëtimi që kemi përpara është sfidues. Bëhet fjalë për akte normative, për ndryshime legjislacione, afrim me rregullat e BE. Për këtë arsye këtë arenë të baltosjes ta kthejmë në arenë të diskutimeve konstruktive, të ndryshimeve të bazës ligjore. Ne jemi të hapur si mazhorancë, kemi kërkuar bashkëpunimin në çdo tyrezë, duke filluar nga kryeministri Rama tek kabineti, këshilli i ministrave etj., për të gjetur një gjuhë bashkëpunimi gjithmonë në kuadër të reformimit, me qëllim që reformat të bëhen sic duhet dhe të përshpejtohen.
Një element që u përmend dje, ministrat e jashtëm të BE shtuan një element tjetër të cilën ne si mazhorancë e iniciuam, reformën në kodin zgjedhor. Kështu që opozita nuk do ketë asnjë justifikim të thotë pse nuk e duma një reformim të tillë. Tani na është kërkuar dhe do suportohemi dhe nga BE në lidhje dhe për një reformë kaq të rëndësishme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zvkryeministrja-qeveria-eshte-e-hapur-bashkepunim-me-opoziten