Ora News - Balla-Bashës: Lulzim, tek 230-ta e mban, po janë milionat e tua....

Ora News Lajme 2018-06-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke iu përgjigjur akuzave të kreut të opozitës sipas të cilit po vidheshin mbi 200 mln euro me Teatrin Kombëtar, tha se ai e mban gjithmonë tek ajo shifër. Balla e konsideroi lapsus frojdian, duke i ripërsëritur edhe një herë akuzat për Rrugën Durrës-Kukës.

Deklaratat e tij u bënë pak para votimit të projekt-vendimit për Teatrin Kombëtar, çka i hap rrugë shembjes së ndërtesës aktuale dhe ndërtimin e një godine të re.

Balla: Sot është diskutimi për procedurën jo për thelbin. Thelbi do të diskutohet në seancën e radhës. Edhe përgjatë komisioneve, do të diskutohet gjerë e gjatë. Ngrihet pyetje se nuk i respektojmë aktorët që kanë ardhur dhe na kanë kërkuar takim.

Po i respektojmë sepse na kanë dërguar një kërkesë ku thonë jemi plotësisht dakord. Jo ty Albana se ti kur flet je mbrojtja e mirë për ne, por për zotërinë që bëri fjalosjen e radhës për procedurë, lapsur frojdian i pa imagjinueshëm.

Sa herë që flet për çështje vjedhje, tek 230 e mban. Ti çdo gjë me 230 e mban. Po janë milionat e tua Lulzim, që nuk ke dhënë akoma llogari për rrugën Durrës-Kukës. Ki burrninë dhe dil e më kthe përgjigje për atë që kam thënë sot në seancën plenare për lidhjet e tua.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-bashes-lulzim-tek-230-ta-e-mban-po-jane-milionat-e-tua

Share This Video


Download

  
Report form