Ora News - Shqipëri-Britani bashkëpunim për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore

Ora News Lajme 2018-06-29

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thekson se do të thellohet bashkëpunimi institucional me Anglinë për të arrestuar trafikantët si dhe për të mbrojtur viktimat e trafikut të qënieve njerëzore.

Fatmir Xhafaj: Sot në Britaninë e Madhe ka një numër shtetas shqiptar të rritur dhe të mitur kryesisht, që janë referuar pranë mekanizmit kombëtar të referimit atje, si viktima të mundshme të trafikimit. Institucionalizimi i bashkëpunimit tonë do t?i japë mundësi identifikimit dhe referimit të drejtë të tyre dhe angazhimit të përbashkët për t?i marrë në mbrojtje ata, veçanërisht fëmijët dhe për t?i vendosur përpara drejtësisë trafikantët.

Në aktivitetin e organizuar sot paradite me temë ?Thirrja për veprim - Bashkë kundër skllavërisë moderne dhe trafikimit të personave?, organizuar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë theksohet se çështjet e luftës kundër trafikimit të personave, punës së detyruar, skllavërisë moderne, vazhdojnë të përbëjnë një nga sfidat kyçe të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe gjithë strukturave të tjera, me detyra dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta në këtë drejtim.

Fatmir Xhafaj: Qeveria shqiptare e ka vendosur luftën kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e saj, duke e fokusuar këtë luftë jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në bashkërendimin e forcës për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Realizimi i këtij prioriteti nuk mund të përmbushet nga një qeveri apo shtet i vetëm pa forcimin dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe atë rajonal. Është përgjegjësia e gjithësecilit prej ne për të marrë hapat e duhur për asgjësimin e këtij fenomeni, për të ndërmarrë hapat e duhura se për hir së të vërtetës edhe ne si qeveri edhe të gjithë aktorët e tjerë kanë ende shumë në këtë aspekt.

Plani i veprimit

Për të pasur një veprim të koordinuar ndaj luftës kundër trafikimit të personave është hartuar dhe pritet të miratohet ?Plani Kombëtar i Veprimit 2018 - 2020?, i cili ka kaluar një proces të gjatë konsultimi me të gjithë aktorët anti-trafikim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperi-britani-bashkepunim-te-luftuar-trafikun-e-qenieve-njerezore

Share This Video


Download

  
Report form