Çdo ditë e më shumë fshatrat shqiptarë po i kthehen lavdisë së tyre të më herëshme i till është edhe fshati Troshan i Lezhës i cili ka edhe monumente kulture të kategorisë së parë, por që edhe kulinaria është tashmë një pikë e cila do të mbajë lidhur ata që do ta vizitojnë këtë fshat. Aty ofrohen ushqime bio dhe gjera tradicionale të zonës.
Nga një zonë e panjohur, fshati Troshan në Lezhë po kthehet në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik. I ndodhur në zemer të zadrimes vetëm 15 km larg qytetit të Lezhës, kjo zonë është mjaft mbresëlënëse. Në vitet e fundit kuzhina ka fituar ndjeshëm terren në këtë fshat, e kjo është arsyeja që ka nxitur krijimin e guidave nga private të nderthurur në një itenerar historinë, kulturën, kulinarinë dhe produktet e zonës.
Historia mijëvjeçare e Troshanit lidhet ngushtë me kolegjin, një shkollë parauniversitare, sot monument kulture i kategorisë së parë, nga ku dolën dhe shërbyen disa prej emrave më të shquar.
Itenerari përfshin edhe drekën. Produkte të zonës, krijimtari në kuzhine dhe shije të veçanta është ajo çfarë ofrohet dhe që i përmbushi pritshmëritë e vizitoreve.