Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Ben Andoni e vlerëson si pozitiv vendimin e BE për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Andoni tha se që të kishte një vlerësim pozitiv për anëtarësimin e Shqipërisë, Basha dhe Rama duhet të ishin përbri njëri-tjetrit dhe ti bënin një memorandum, ose letër BE.
Pyetje: Në fillim të javës patëm një vendim që ka sjellë shumë debate në vendin tonë për negociatat, e patë si një hapje me kushte apo pa kushte?
Ben Andoni: Jo është një hapje me kushte. Për mendimin tim është pozitive. Unë mbaja pozicionin 60 me 40 për Shqipërinë. Kjo ishte zgjidhja më e mundshme për Shqipërinë. Franca dhe Holanda në këtë rast kanë mbajtur një qëndrim aspak të mirë me dy vendet, të cilat vërtet nuk kanë ndonjë peshë shumë të madhe për krizën e migracionit, por janë dy vende që jo thjesht nga aspirata, por edhe pozicioni gjeografik dhe nga predispozita e tyre kanë treguar që kanë përqafuar vlera europiane.
Ne jeme koshient që Shqipëria jo këto kushte që janë standard, por Shqipëria ka dhe kushte të tjera që do shpalosen pastaj me kapitujt. Ka shumë për të bërë, por ama hapja e negociatave kurësesi nuk mund të ndaloheshe nga Franca dhe Holanda. Ka qenë thjesht çështje parimesh, në sensin gjithmonë në vendet e tyre artikulohet dhe është krijuar steriotipi i ballaknasit jo të mirë. Që nga pjesa e artit, që nga pjesa e asaj që manifestojmë në realisht në Europën Perëndimore, por më pak pastaj nga politika jonë. Ballkani njihet për këtë përplasje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-ne-2019-andoni-rama-e-basha-te-hartonin-nje-memorandum