Report Tv - Vetërasja e gardistit, Spaho: Rama u bë kryeprokuror, vrasje mafioze

Report TV 2018-07-01

Views 0

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit se vdekja e shoferit të Fatmir Xhafës, ishte vetëvrasje.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, në një deklaratë nga selia blu tha se Rama ka marrë përsipër rolin e kryeprokurorit. Spaho i qëndroi sot të njëjtit version të shpërndarë nga PD dhe Berisha dje, se shoferi i Xhafës nuk u vetëvra, por u vra nga mafiozë.

Ngjarja me shoferin është vrasje mafioze, jo skenar fantazie. Rama ka mohuar çdo gjë në këto vite. Edi Rama mohoi dënimin e Agron Xhafës. Mohoi kanabizin, e quajti skenar fantazie. Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Evropës. Me Ramën kryeministër. Edi Rama ka marrë përsipër dhe rolin e kryeprokurorit duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba.

Edmond Spaho, kryetar i grupit të PD-së

Share This Video


Download

  
Report form