Depolitizimi i komisioneve zgjedhore/Ekspertet: Te nise nga KQZ, jemi ne kohe nese ka vullnet

RTV KLAN 2018-07-01

Views 0

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme, do të varet vetëm nga vullneti i partive politike, sepse koha për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor është mëse e mjaftueshme, thotë ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume.

Rruga që duhet të ndiqet, sipas tij duhet të garantojë mbajtjen e duarve të politikës larg vullnetit të zgjedhësve.

"Realizohet nëse kanë vullnet ta bëjnë".

Por sipas Kumes, procesi duhet të nisë fillimisht nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Ndonëse pohon se depolitizimi i administratës zgjedhore nuk e shmang tërësisht shitblerjen e votave, i bindur është që ky proces ndikon në minimizimin e këtij fenomeni shqetësues në raportet e OSBE-ODIHR-it.

"Nuk është çelësi i artë, por e minimizon".

Pak kohë më parë, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard foli për depolitizim të të gjithë sistemit të zgjedhjeve dhe venosjen e tij në duart e ekspertëve".

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form