Ora News - Fierza në kuotë historike nga reshjet e qershorit, fitimi 60 milion euro

Ora News Lajme 2018-07-01

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e shumta të rëna ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm nivelin e liqenit të Fierzës, i cili ndodhet në kuotën e tij maksimale.

Sipas të dhënave, prej katër muajsh niveli ka qëndruar në 296 metra me luhatje të pandjeshme +-50 cm.

Ndërkohë që periudha mars-qershor ka qenë një ndër periudhat më optimale për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në një postim në fb është shprehur se Fierza ka arritur nivelin historik për muajin korrik.

KESH thotë se nuk ka përfunduar ende raportin 6 mujor për këtë viti por raporton se ka siguruar rreth 60 mln euro të ardhura në tregun e parregulluar.

Në këtë periudhë një vit më parë Fierza arriti në pikën kritike për shkak të mungesës së reshjeve, duke shkuar në 274 metra mbi nivelin e detit, ku diskutohej edhe prodhimi i energjisë.

Prurjet e fundit janë pak më shumë se 850 metër kub në sekondë, të mjaftueshme për të ruajtur balancën mes sasisë së ujit që del nga katër turbinat që prodhojnë energji elektrike dhe sasisë së prurjeve që shkarkojnë në liqenin e Fierzës.

Dy ditë më parë, të dhënat e INSTAT folën për një rritje të ndjeshme në ekonomi, e cila ka arritur rritjen më të lartë në më shumë se 7 vite e nxitur kjo nga rritja rekord e prodhimit të energjisë, pikërisht si pasojë e reshjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fierza-ne-kuote-historike-nga-reshjet-e-qershorit-fitimi-60-milion-euro

Share This Video


Download

  
Report form