Ngec hetimi i ‘Babales’, shkak mosmarrëveshjet e ministrive në Itali për ekspertizën

Report TV 2018-07-02

Views 0

Tre javë pas kërkesës së prokurorisë shqiptare, autoritetet italiane ende s?kanë kthyer përgjigje lidhur me letërporosinë për dosjen ?Babale?.

Report Tv mëson se nga komunikimet e prokurorisë me palën italiane është konfirmuar se përgjigja do të vonojë për disa kohë për shkak të mungesës në kompetencave.

Nuk dihet ende nëse ekspertimin duhet ta bëjë ministria italiane e Drejtësisë apo Ministria e Brendshme. Pala shqiptare ndërkohë ka përfunduar veprimet paraprake të hetimit, si pyetjet e dëshmitarëve, administrimin e provave dhe kontrollet e tjera.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se deri kur pala italiane të kthejë përgjigje, prokuroria nuk bën dot asnjë veprim.

Caktimi i kompetencave do t'i hapte rrugë hetimeve. Ka patur raste të tjera për ndihmë juridike, dhe Shqipëria ka një histori pozitive bashkëpunimi me Italinë. Por për përgjigjen e ekspertimit duhet të presim të paktën muajin korrik.

Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X në dosjen Babalja, ndodhet në Kosovë, ku ndodhet i arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit. Veliu u arrestua në fund të muajit maj në Kosovë bashkë me djalin e tij. Në dëshminë e tij para autoriteteve kosovare, Veliu ka thënë se nëse do kthehej në Shqipëri, kishte frikë se do vritej, prandaj sipas tij azili në Kosovë ishte rruga që kishte ndjekur.

Audio-përgjimi ku personazh kryesor ishte "vëllai" i ministrit Xhafaj, sipas pretendimeve të PD-së, prodhoi një debat të gjerë politik. Veliu akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, si pjesë e trafikut të drogës.

Në audiopërgjimin Babalja, Albert Veliu pretendon ka komunikuar me vëllain e ministrit. Ministri Xhafaj dhe i vëllai kanë mohuar që zëri në audio të jetë i vërtetë, dhe se është e gjitha është një histori e sajuar.

Audiopërgjimi u dërgua për ekspertizë në Itali pak ditë pas publikimit.

Share This Video


Download

  
Report form