Emisioni investigativ "BOOM" solli den" />
Emisioni investigativ "BOOM" solli den"/>

"BOOM" denoncon dy konflikte pronësie në Vorë dhe Baldushk

Ora News Emisione 2018-07-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" solli denoncimin e Agim Gogës, i cili në vitin 1992 ka blerë një dyqan 16 m2 në Vorë, të cilin e zotëron me çertifikatë pronësie të rregullt.

Në vitin 2001 nga Drejtoria e Policisë Ndërtimore në Tirane i shkon njoftimi se në kuadër te prishjes së ndërtimeve pa leje duhet te paraqiste dokumentat e pronësisë pranë kësaj drejtorie.

Pasi dorëzon të gjitha dokumentat me një shkresë të firmosur nga Mit'hat Havari i vjen njoftimi se dyqani tij nuk do të prekej nga prishja, pasi ka dokumentacion të rregullt.

Por punonjesit e Policise Ndërtimore midis ndertimeve të paligjshme shkatërrojnë edhe çatinë e dyqanit të zotit Goga.

Një ditë më pas Agimi merr dy ustallarë për të rregulluar çatinë, por në mënyre flagrante shefi i komisariatit Vorë e izolon per 48 orë në rajon dhe kur ai del dyqani i ishte rrafshuar.

Kjo çështje i kalon Gjykatës e cila në vitin 2006 me vendim të formës së prerë shprehet se ?Drejtoria e Policisë së Ndërtimit dhe Komisariati i Policisë nr 4 Tiranë duhet ta ndërtojnë objektin në gjendjen që ka qenë?.

Ky vendim prej 12 vitesh jo jetem që nuk zbatohet por shkelet dhe me tej, pasi Konisariati Policisë Vorë i merr padrejtesisht qytetarit një pjesë toke, ndersa pjesa tjetër kthehet në trotuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-komisariati-policise-vore-i-grabitpronen-qytetarit

Share This Video


Download

  
Report form